DEL LISTA E BEQARËVE/ Harry Styles i lidhur me modelen 4 vjet më të madhe – AlpeGossip
DEL LISTA E BEQARËVE/ Harry Styles i lidhur me modelen 4 vjet më të madhe

DEL LISTA E BEQARËVE/ Harry Styles i lidhur me modelen 4 vjet më të madhe

Jeta prej beqari nuk zgjati shumë për Harry Style.

Pak kohë pasi është ndarë nga Camille Rowe verën e kaluar, ish-anëtari i “One Direction” po përflitet  se po përjeton një romancë të re dhe kësaj radhe me një modele japoneze. Ajo quhet Kiko Mizuhara dhe jeton në Tokio. Jo më kot këngëtari ka udhëtuar shumë shpesh kohët e fundit në vendet aziatike.

24-vjeçari dhe partnerja e tij e re 4 vjet më e madhe, kanë qenë në fokus të mediave, menjëherë sapo filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.

Kiko është 28 vjeç dhe ka lindur në Dallas të Teksasit, por u shpërngul në Japoni në një moshë të re për të qenë pjesë e industrisë së modës.

Sa do të zgjasë lidhja e re e “don zhuanit” Styles këtë herë? Le të fillojnë bastet!