Ermal Mamaqi LE NAM në Saint Tropez! Moderatori hipën mbi një “rosë” dhe… (VIDEO) – AlpeGossip
Ermal Mamaqi LE NAM në Saint Tropez! Moderatori hipën mbi një “rosë” dhe… (VIDEO)

Ermal Mamaqi LE NAM në Saint Tropez! Moderatori hipën mbi një “rosë” dhe… (VIDEO)

Ai është padyshim një prej personazheve më komikë të televizionit shqiptar. Por siç mund ta keni mësuar gjatë këtyre viteve, Ermal Mamaqi nuk i bën njerëzit të shkulen së qeshuri vetëm para kamerave të studiove televizive, por edhe në përditshmëri.

Së fundmi, moderatori i njohur ka udhëtuar drejt Saint Tropez në Francë ku po shijon disa ditë pushimi me bashkëshorten Amarda Toska, dhe miqtë e tij, këngëtaren Elvana Gjata, moderatoren Almeda Abazi e cila gjithashtu shoqërohet nga partneri Tolgahan Sayisman.

Dhe siç mund ta merrni me mend, Ermali nuk mund të mos bënte një nga skenat e tij epike. Siç shihet në videon e postuar prej tij në Instagram, Mamaqi shihet mbi një kamardare në formë palloi dhe lëviz mbi të si të ishte një fëmijë i lumtur.

Një gjë e tillë nuk zgjati shumë pasi në një moment, kamardarja rrokulliset dhe Ermali bie në ujë.

“Një baba me dy fëmijë…”-shkruan me humor ai në përshkrimin e videos që ka shkaktuar të qeshura të shumta.

Një baba me 2 fëmijë…

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on