Aktorja simpatike turke Dilan Cicek Deniz e ka nisur karrierën e saj si modele, për të vazhduar më pas dhe atë kinematografike. Pak kohë më parë, teksa qëndronte në Los Angeles, aktorja ishte kontaktuar nga stafi i Victoria’s Secret.
Por jo çdo gjë ka shkuar si duhet. Dilan ka bërë provën e saj si modele, por nuk ka qenë zgjedhja e stafit të “Victoria’s Secret”.
Edhe këtë vit sfilata e ëngjëjve të Victorias do të mbetet thjesht një ëndërr për të. Por e kundërta ndodh në kinematografi, pasi ajo po kthehet në një nga aktoret më të njohura. Dilan luan rolin protagonist në telenovelën me emrin ‘”Çukur”.