“MOS I JEP VETES RËNDËSI, NUK KE BAGAZH”/ Vazhdojnë “diss-et” e Taynës dedikuar Fifit – AlpeGossip
“MOS I JEP VETES RËNDËSI, NUK KE BAGAZH”/ Vazhdojnë “diss-et” e Taynës dedikuar Fifit

“MOS I JEP VETES RËNDËSI, NUK KE BAGAZH”/ Vazhdojnë “diss-et” e Taynës dedikuar Fifit

Fifi mori vëmendje me diss-et që bëri për dy reperet e reja Taynan dhe Rinan.

“S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u kalb n’silikon. O ciceronk e trapit t’u ka bo shpell”, shprehej Fifi në një pjesë të këngës “Habibi”.

Mirëpo e ftuar në “Xing me Ermalin”, Tayna i është përgjigjur për herë të parë publikisht “diss-eve” të Fifit.

Pasi mbaroi së kënduari Olimpia (vajza që këndon në emision), Tayna u shpreh: “Olimpia është këngëtarja më e mirë që ka kënduar këtu ndonjëherë.” Në këtë mënyrë ja dha përgjigjen edhe Fifit e cila dikur këndonte në vendin e Olimpias.