BASHKËPUNIM? Kida dhe Dafina Zeqiri bëhen bashkë. Ja detaji që “ndezi” fansat – AlpeGossip
BASHKËPUNIM? Kida dhe Dafina Zeqiri bëhen bashkë. Ja detaji që “ndezi” fansat

BASHKËPUNIM? Kida dhe Dafina Zeqiri bëhen bashkë. Ja detaji që “ndezi” fansat

Jemi në periudhën pak para stinës së nxehtë të verës dhe ky është momenti kur artistët tanë shpërthejnë në bashkëpunime. Bashkëpunime të cilat më pas përkthehen në hitet e verës.

Orhidea Latifi ose Kida siç e njohim të gjithë dhe Dafina Zeqiri janë dy nga këngëtaret më të pëlqyera të industrisë tonë muzikore. Vajzat secila nga ato kanë një karrierë të shkëlqyer muzikore, me hite të shumta, mirëpo kurrë nuk i kanë bashkuar fuqitë për të sjellë një projekt së bashku.

Ka qenë Kida, e cila së fundmi ka dhënë një dritë jeshile për një bashkëpunim të mundëshëm midis tyre. Ajo ka postuar një video në rrjetin e saj TikTok ku duket bashkë me Dafina Zeqirin.

Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit që aludojnë për diçka të tillë. Ato shkruajnë në komente: “Era bashkëpunim,së shpejti bashkëpunim, po vjen era bashkëpunim.” Akoma nuk e dimë nëse një projekt i tyre së bashku do të realizohet këtë verë, pasi nuk kemi një reagim zyrtar nga asnjëra palë. Po diçka është e sigurtë, fansat mezi po e presin një këngë nga dyshja në fjalë.

Ju kujtojmë që Kida e ka çelur sezonin e saj të verës një javë më parë duke publikuar “Tdu” në bashkëpunim me Ledri Vulën. Në kaq pak kohë kënga ka arritur të grumbullojë mbi 4 milion klikime në platformën “Youtube”. Ndërsa projekti i fundit i publikuar nga Dafina Zeqiri është 3 javë më parë edhe ajo bashkëpunim me artistin Elinel. Kënga e tyre titullohet “Faj”.