VIDEO VIRALE/ A mos duhet ta përdorim balsamin e flokëve para shampos? – AlpeGossip
VIDEO VIRALE/ A mos duhet ta përdorim balsamin e flokëve para shampos?

VIDEO VIRALE/ A mos duhet ta përdorim balsamin e flokëve para shampos?

TikToku është gjithmonë një vend i mirë për të na mësuar truke të reja. Këtë herë, njerëz të shumtë kanë postuavideo duke pretenduar se balsami i flokëve duhet vendosur i pari, para se të bëhet larja me shampo. A duhet?

Tradicionalisht, shampot përdoren para balsamit të flokëve për të siguruar që flokët të pastrohen nga papastërtitë dhe vaji. Balsami, nga ana tjetër, përmban vajra natyralë, proteina dhe ekstrakte bimore që ndihmon flokët të jenë të butë, me shkëlqim dhe të lëmuar. Metoda balsam-pastaj-shampo njihet si metoda e kundërt e larjes së flokëve.

Për momentin, nuk ka të dhëna shkencore për të mbështetur sigurinë dhe efektivitetin e kësaj mënyre larjeje. Nëse vini re se flokët tuaj janë pa volum, “të shehtë” dhe si të yndyrshëm pas balsamit, mund ta përdorni para se të bëni larjen me shampo.

Në këtë rast:

1. Masazhoni balsamin në flokë të largur dhe lëreni për disa minuta.
2. Më pas, pa shpëlarë balsamin, aplikoni shampo dhe bëni larjen.
3. Shpëlani flokët.

Njerëzit që përdorin këtë metodë pretendojnë se flokët nuk janë të yndyrshëm ose pa volum. Nëse shihni që me këtë mënyrë larjeje flokët tuaj duken më të shëndetshëm, mund ta provoni sepse nuk ka asnjë të dhënë se është e dëmshme.

Kini parasysh që sa më të ndotur të jenë flokët, aq më shpesh duhet t’i lani me shampo fillimisht.