ASKUSH NUK E DINTE/ Dj Vicky paska një “profesion” të fshehtë – AlpeGossip
ASKUSH NUK E DINTE/ Dj Vicky paska një “profesion” të fshehtë

ASKUSH NUK E DINTE/ Dj Vicky paska një “profesion” të fshehtë

Mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush LUAN”, përveç lojërave dhe të pathënave më parë, nuk kishte si të mos vihej re dhe humori i njërit prej pjestarëve të “Threedots”, DJ Vicky.

Një energji pozitive e shoqëroi përgjatë gjithë natës, batuta e shumë të qeshura u përcollën nga ndërhyrjet e tij gjatë programit.

Në lojëra të ndryshme, Vicky na bëri të qeshnim shumë, por rubrika “Sa e njihni njëri-tjetrin” ishte qershia mbi tortë. Pyetjes se cili nga çunat e “Threedots” është më seksi apo cili flirton më shumë me vajza, Vicky ngriti tabelën me emrin e tij, duke shkaktuar të qeshura në publik dhe tek të ftuarit.

Gjatë emisionit, Luana e ngacmonte duke i thënë se nëse Amanda (partnerja e Vickyt) po e shikon emisionin.

Batutat mes çunave nuk kishin të munguar, por mënyra se si Vicky bëhej xheloz për Florin sa herë që ai i afrohej Kejsit apo kujtdo ishte e paparë.

“Flori hajde këtu te shpirti jot”, i thoshtë gjatë gjithë kohës, “Flori mos u merr me këto”.

Gjatë perfomancës së çunave, muzikën e luante Vicky, duke na treguar që përveç një DJ i mirë është mik i mirë me shumë humor.

Një person si Vicky do e donim të gjithë në shoqërinë tonë!