“ISHIN MË TË MËDHENJ SE UNË…”/ Antonela flet për ish-banorët e BBV: Ma morën nga duart – AlpeGossip
“ISHIN MË TË MËDHENJ SE UNË…”/ Antonela flet për ish-banorët e BBV: Ma morën nga duart

“ISHIN MË TË MËDHENJ SE UNË…”/ Antonela flet për ish-banorët e BBV: Ma morën nga duart

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, ishte ditën e djeshme e ftuar në programin e dashurisë, ku foli për raportet që ruan me ish-konkurrentët e tjerë. Por jo vetëm kaq, pasi ajo foli gjithashtu edhe për disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP”.

Kur u pyet nga të ftuarit në studio se me kë nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të dilte në një takim, ajo tha në formë batute se do të ishte Claudio.

Ky i fundit ka flirtuar me të ndërsa ishin brenda në reality-show. Sërfisti tashmë është rikthyer tek ish-e dashura e tij, por Antonela vijon me ngacmimet e saj në rrjetet sociale.

“Ishin më të mëdhenj se unë, Ilirin, Sabianin… çfarë t’i bëj. Më të vegjël, do dilja me Claudion se ma morën nga duart”, tha Antonela.

Ndërsa në momentin kur në studio po diskutohej për pagesat që ish-konkurrentët e “Për’puthen” marrin me projektet e tyre, Jasmin Kadriu u pyet në lidhje me bashkëpunimin me Ardian Bujupin.