Këshilla mode nga vajzat e njohura shqiptare: Serioze në pranverë me shall në kokë dhe syze dielli! (FOTO) – AlpeGossip
Këshilla mode nga vajzat e njohura shqiptare: Serioze në pranverë me shall në kokë dhe syze dielli! (FOTO)

Këshilla mode nga vajzat e njohura shqiptare: Serioze në pranverë me shall në kokë dhe syze dielli! (FOTO)

Zakonisht jemi mësuar këto vitet e fundit se një mënyrë shumë e mirë për të mbuluar flokët është t’i lidhim me një shall. Në fakt edhe blogeret shqiptare janë munduar ta shpërndajnë këtë trend duke iu treguar vajzave se lidhja e një shalli në kokë është shumë i thjeshtë dhe “të shpëton jetën” në ato ditë ku flokët nuk duken shumë mirë dhe krëhëri nuk mund t’i sistemojë siç duhet.

Sqarim: Për këtë çështje mund të pyesni Fatma Haxhialiun, ajo po që di mirë si ta kombinojë shallin në kokë e sidomos kur mendon se ajo ka shumë flokë për të sistemuar poshtë shallit.

Ndërkohë një nga blogeret që ka provuar më së shumti të përçojë trendin e shallit në kokë ka qenë në fakt Stela Sallaku por më pas edhe vajza të tjera të shoëbizit e kanë ndjekur. Mjaft të kujtojmë disa foto të Viola Spiros në udhëtimet e saj në verë ku shihej qartazi lidhja e një shalli në kokë.

Por, këtë pranverë duket se një trend tjetër ka nisur të kthehet në viral. Është pikërisht një look mjaft mondan i cili realizohet shumë thjesht: një palë syze dielli (zakonisht të mëdha për të zënë gjithë pjesën e syve) dhe një shami me ngjyra të ndezura lidhur lehtazi në kokë.

Ka raste kur shalli i lidhur në kokë ngjan shumë me ato shaj të cilat përdoren nga vajzat e besimit myslyman kur mbulohen por me një ndryshim të vetën: ngjyrat e ndezura dhe copa e lëkurës anon më shumë nga lloji i copës ‘seta’.

Nëpërmjet Instagramit kemi vënë re se tri vajza shumë të njohura të showbizit shqiptar e kanë “përthithur” menjëherë këtë trend.

Luana Vjollca na tregon një kombinim më “fatal” (dhe shumë seksi) të shallit në kokë dhe syzeve të diellit duke përdorur ngjyrën e zezë poshtë. Shpesh ky look të ngjan me vajzat misionare në filmat aksion.

Liberta Spahiu e ka kombinuar shallin në kokë dhe syzet e diellit me një xhaketë serioze ku poshtë dallojmë edhe këmishën e bardhë. Ky kombinim do të ishte perfekt për një rast ky kodi i veshjes anon nga seriozja dhe nuk mund të luash lirisht me ngjyrat.

Kida ka preferuar që këtë kombinim të tregojë edhe në xhirimet e klipit të saj të ri ndërkohë që ndryshe nga vajzat e mësipërme ajo i ka dhënë më tepër vëmendje ngjyrave të përdorura. Një këmishë e zezë poshtë, një palë syze dielli e përbërë me të gjitha ngjyrat e mundshme dhe një shall në kokë që gjithashtu kombinon me ngjyrat e freskëta të pranverës. Ky stil sigurisht është më i pranueshëm paraditeve herët kur ju vërtetë doni të ngjani njësoj sikur të ecnit të rrugët e Londrës apo Parisit teksa aty mbahen evente si “London Fashion Week” apo “Paris Fashion Week”.
Nëse edhe ju e gjeni veten në këtë kombinim, “gërrmoni” në sirtarin e gjyshes tuaj, me siguri ajo do të ketë disa shaje të tilla ndërkohë që për syzet keni detyrë t’i gjeni vetë sa më të përshtatshme. /Blitz.al/