Po ndodh tani eventi gjigant: Qindra të huaj vijnë në Shqipëri për të parë grimierin e famshëm shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
Po ndodh tani eventi gjigant: Qindra të huaj vijnë në Shqipëri për të parë grimierin e famshëm shqiptar (FOTO)

Po ndodh tani eventi gjigant: Qindra të huaj vijnë në Shqipëri për të parë grimierin e famshëm shqiptar (FOTO)

Ashtu siç ishte lajmëruar, ditën e sotme, më 26 maj, në Pallatin e Kongreseve po mbahet eventi gjigant që do të mbledhë 2000 persona, 40% të të cilëve do të jenë të huaj, kryesisht nga vendet europiane por edhe nga Amerika, Brazili, India, Libani, Dubai, Izrael, Marok, Egjipt etj.

Bëhet fjalë për masterclass-in e shumëpritur të Mario Dedivanoviç, event i cili organizohet nga Agnesa Hadërgjonaj dhe Ketrina Jarazi, nën kujdesin e veçantë dhe punën e palodhur të ‘Ami Event’, që është marrë me organizimin e këtij eventi madhështor.

Ketrina Jarazi është themeluese e Fondacionit të bamirësisë “Me dritë” dhe drejtoreshë e “Tirana Youth Center”. Ndërsa Agnesa Hadërgjonaj është ideatore e projekteve e eventeve të ndryshme dhe drejton “Ele Beauty Brand”.

Biletat për masterclass-in janë shitur në kohë rekord dhe ky event do të jetë gjithashtu një promovim i mirë për Shqipërinë nga të huajt e shumtë që do të jenë të pranishëm ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.

Kujtojmë që Ketrina Jarazi dhe Agnesa Hadërgjonaj organizuan në janar eventin për të cilin folën të gjithë: ODA që mblodhi bashkë VIP-a nga Shqipëria dhe jashtë saj, personalitete të njohur, biznesmenë, artistë etj.

Nën organizimin e kuruar deri në detaje të ‘Ami Event’, të huaj nga e gjithë bota do të ndjekin masterclass-in që prej kohësh mezi po e prisnin.