POSTOI FOTON SEKSI/ Këngëtarja shqiptare tërheq vëmendjen e Gigi Hadid, Paris Hilton dhe Bebe Rexha-s – AlpeGossip
POSTOI FOTON SEKSI/ Këngëtarja shqiptare tërheq vëmendjen e Gigi Hadid, Paris Hilton dhe Bebe Rexha-s

POSTOI FOTON SEKSI/ Këngëtarja shqiptare tërheq vëmendjen e Gigi Hadid, Paris Hilton dhe Bebe Rexha-s

Sa vjen dhe fama e artistëve shqiptarë po rritet edhe më shumë…

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të mira në botë të momentit dhe këtë e vërtetojnë më së miri sukseset e saj të njëpasnjëshme. Këngët e saj janë kthyer në hit dhe kanë gjeneruar miliona klikime, madje Dua ka bërë namin me këngën më të re, ‘Electricity’ në bashkëpunim me Diplo, Silk City dhe Mark Ronson, ku ky i fundit ka bashkuar të gjithë për të qenë pjesë e kësaj kënge.

Por pas këtij suksesi Dua nuk ka ndalur së provokuari rrjetin me foto ku shihet mjaft seksi. Një ndër to ka marrë vëmendjen e shumë VIP-ave, por ato që bien në sy janë reagimi i Gigi Hadid dhe shqiptares Bebe Rexha.

Gigi është ndër modelete më të famshme në botë dhe ndër më të paguarat, por si duket ajo e pëlqen shumë këngëtaren shqiptare dhe nuk ngurron t’i japë edhe një ‘like’, ndryshe siç vepron me të tjerat. Ndërkohë Bebe është mahnitur nga kjo foto ku i komenton kështu: “HOT”, i dhe Paris lë si koment një ikonë (emoji) zjarri. Epo të drejtë kanë vajzat!