CHRIS BROWN SË SHPEJTI BABA PËR HERË TË DYTË/ Ish-e dashura e tij është shtatzënë (FOTO) – AlpeGossip
CHRIS BROWN SË SHPEJTI BABA PËR HERË TË DYTË/ Ish-e dashura e tij është shtatzënë (FOTO)

CHRIS BROWN SË SHPEJTI BABA PËR HERË TË DYTË/ Ish-e dashura e tij është shtatzënë (FOTO)

Një lajm i bukur ka ardhur nga ‘Hollywood’, pasi ‘Page Six’ ka bërë me dije se ish- e dashura e Chris Brown është shtatzënë. Për shumë kohë u përfol për një lidhje mes reperit të njohur dhe Ammika Harris, por asnjë nga dy të rinjtë nuk e pranoi këtë romancë. Së fundmi burime për mediat kanë zbuluar se 26-vjeçarja është në pritje të fëmijës së parë dhe babai është Chris.

 

Sigurisht fansat janë entuziazmuar, por komentet negative ndaj reperit për faktin që kjo lidhje ka marrë fund në këtë situatë kanë qenë të shumta. Ende nuk dihen rrethanat e mirëfillta të marrëdhënies së Chris me Ammika, por e vërteta do zbulohet së shpejti.

Kujtojmë se reperi është baba i një vajze 5-vjeçare që quhet Royalty dhe ka një raport të shkëlqyer me të pavarësisht problemeve me nënën e së voglës.