TASHMË GJITHÇKA E KA BËRË REALITET/ Eva Murati zbulon ëndrrën e fëmijërisë (FOTO) – AlpeGossip
TASHMË GJITHÇKA E KA BËRË REALITET/ Eva Murati zbulon ëndrrën e fëmijërisë (FOTO)

TASHMË GJITHÇKA E KA BËRË REALITET/ Eva Murati zbulon ëndrrën e fëmijërisë (FOTO)

Eva Murati është një nga emrat më të njohur për publikun, sepse përveçse si moderatore ajo është prezantuar edhe si aktore.

Prej disa kohësh Eva moderon emisionin “Champions League” në “Vizion Plus” dhe ka treguar se është shumë e zonja në këtë fushë. Në fakt moderatorja simpatike duket se i ka pasur synimet shumë të qarta për veten që në moshë të vogël.

Mbrëmjen e djeshme Eva ka realizuar një intervistë të shkurtër me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ dhe përgjatë saj ka zbuluar se ëndrra e saj e fëmijërisë ka qenë të ishte një ‘showgirl’. Eva ka publikuar një foto të saj të vjetrën, në të cilën ajo shfaqet me një mikrofon në dorë dhe e buzëqeshur.

Nga fotografia kuptohet se moderatorja e ka njohur formatin e një ‘showgirl’ dhe madje i ka dalë kundër edhe prindërve për të realizuar ëndrrën e saj.

“Të jem një ‘showgirl’. Më pëlqente çdo gjë që ka lidhje me artin, kënga, aktrimi, baleti, prezantimi dhe besoj se fakti që të shtëpisë nuk kishin qejf ma shtonte edhe më tepër adrenalinën dhe qejfin për t’u marrë”, ka shkruar moderatorja bashkangjitur fotos së fëmijërisë.

Në fakt Eva pothuajse e ka bërë realitet ëndrrën e saj, sepse është një moderatore që aktron shumë mirë dhe mbase në të ardhmen mund të provojë edhe baletin apo këndimin.