ERMAL MAMAQI ZBULON SHIFRAT/ Sa janë paguar aktorët e serialit H.O.T? – AlpeGossip
ERMAL MAMAQI ZBULON SHIFRAT/ Sa janë paguar aktorët e serialit H.O.T?

ERMAL MAMAQI ZBULON SHIFRAT/ Sa janë paguar aktorët e serialit H.O.T?

Presj së dielës së kaluar, në ekranin e Tv Klan ka nisur produksioni i Ermal Mamaqit, H.O.T., pjesë e të cilit janë bërë emra të njohur aktorësh shqiptarë.

Duke nisur që nga Kastriot Çaushi, Inis Gjoni, Jonida Vokshi, Anais Lika, Amos Zaharia, Irgen Çela e shumë të tjerë, e gjithë trupa e filmit me 10 seri premton që çdo të diel do të sjellë pranë publikut shqiptar një realitet të ri, të pashfaqur me herët në produksione të tilla.

Të ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë”, Ermali dhe aktorë të tjerë pjesë e filmit, zbuluan më shumë detaje nga seriali, copëza nga orët e gjata në xhirime, si edhe shumë prapaskena të tjera që kanë shoqëruar punën artistike të të gjithëve.

 

 

Por Ermali zbuloi sonte edhe pagesën e aktorëve të njohur në këtë serial. Sa janë paguar?

Si fillim, producenti nguroi të zbulonte shifrën me të cilën ka paguar aktorët që u bënë pjesë e H.O.T, pas ngacmimit të Arian Çanit, por pastaj, pasi “mori” edhe konfirmimin e kolegëve të tij, vendosi që ta zbulonte: “Kanë marrë më shumë se 7 mijë euro…” – tha Ermali duke theksuar se pagesa nuk ka qenë e njëjtë për të gjithë edhe për shkak të hapësirës që ka pasur secili në film, por më pak se 7 mijë euro nuk është shpërblyer askush prej aktorëve të njohur.