“DUKE FOLUR ME BABIN”/ I ati i Gashit ka një mendim ndryshe nga të tjerët për koronavirusin dhe shqiptarët – AlpeGossip
“DUKE FOLUR ME BABIN”/ I ati i Gashit ka një mendim ndryshe nga të tjerët për koronavirusin dhe shqiptarët

“DUKE FOLUR ME BABIN”/ I ati i Gashit ka një mendim ndryshe nga të tjerët për koronavirusin dhe shqiptarët

Koronavirusi nuk vjen në Shqipëri. Kaq e thjeshtë është. Ose të paktën, kaq lehtë do ta kalonim të gjithë nëse do ishim në të njejtin mendim me babain e Gashit.

Këngëtari me origjinë shqiptare, ai që karrierën po e fokuson në bashkëpunime me emra si Chris Brown, ka ndarë me ndjekësit një bisedë mes tij dhe të atit. “Dikush është infektuar me koronavirus në New York”, i ka shkruar Gashi babait si shqetësim, por që ky i fundit e ka gjetur menjëherë zgjidhjen. “Mos u bëj merak. Koronavirusi nuk është për shqiptarët”, ia ka kthyer ai.

“Duke folur me babin”, ka qenë komenti i Gashit në Instagram, i cili duket sikur në një mënyrë apo në një tjetër, e ka bërë të qartë për fansat amerikanë se ka imunitet të plotë falë origjinës. Eh, urojmë që përpos humorit, fjalët e babait të këngëtarit të bëhen realitet… /News31.al