Një vajzë e re që dikur ishte në mbipeshë ka arritur të bëhet kampione nacionale e bikinit.
Ajo për dy vite me radhë bëri stërvitje në palestër pasi i dashuri e kishte braktisur për shkak të mbipeshës.
Kinezja 21-vjeçe, Wei Xiaoting, ka pranuar se si ish-i dashuri e kishte braktisur pasi peshonte 75 kilogramë, dhe e kishte cilësuar si “shumë të trashë”.
“Ai ka qenë i dashuri im i parë dhe kemi qenë në lidhje për dy vite. Një ditë gjatë vitit 2016 u rikthye në vendlindjen e tij, dhe asnjëherë nuk u shfaq më”, ka deklaruar Xiaoting duke kujtuar me emocione momentin kur ishte braktisur nga partneri