“U DIAGNOSTIKOVA ME KANCER”/ Moderatori i njohur bën deklaratën shokuese live – AlpeGossip
“U DIAGNOSTIKOVA ME KANCER”/ Moderatori i njohur bën deklaratën shokuese live

“U DIAGNOSTIKOVA ME KANCER”/ Moderatori i njohur bën deklaratën shokuese live

Një moderator amerikan mori guximin që të tregonte live se, është diagnostikuar me kancer në pankreas dhe sëmundja ndodhet në fazën 4.

78-vjeçari Alex Trebek, moderator i “Jeopardy!”, tha se do të përpiqet të përfundojë këtë sezon të emisionit.

“Ashtu si 50.000 njerëz të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit, këtë javë, unë u diagnostikua me kancer pankreasi në fazën 4. Tani, normalisht, prognoza për këtë nuk është shumë inkurajuese, por unë do ta luftoj dhe do të vazhdoj të punoj. Dhe me dashurinë dhe mbështetjen e familjes sime, miqve dhe me ndihmën e lutjeve tuaja gjithashtu, planifikoj të mposht mundësitë e ulëta të mbijetesës për këtë sëmundje”, tha ai në nisje të emisionit.

Trebek ka drejtuar emisionin që nga viti 1984. Ai mori një pushim në janar të 2018-s pas një operacioni për të hequr mpiksjen e gjakut nga truri.

Në tetor të 2018-s, ai rinovoi kontratën e tij me “Sony Pictures Television” për të vazhduar si prezantues i emisionit me quize deri në vitin 2022.