NJERËZIT MË TË PASUR NË BOTË/ Forbes publikon listën. KYLIE JENNER thyen rekord. Bezos… – AlpeGossip
NJERËZIT MË TË PASUR NË BOTË/ Forbes publikon listën. KYLIE JENNER thyen rekord. Bezos…

NJERËZIT MË TË PASUR NË BOTË/ Forbes publikon listën. KYLIE JENNER thyen rekord. Bezos…

Miliarderët në të gjithë botën kanë humbur pak nga pasuria e tyre në vitin 2018, por gjigantët mbeten ende në krye të listës. Sipas revistës Forbes, që publikoi listën e 33-të të miliarderëve në të gjithë botën. Ekzistojnë 2,153 miliarderë në listën e 2019-ës, në rënie nga 2,208 në 2018. Në total, pasuria e miliarderëve të këtij viti qëndron në 8.7 trilionë dollarë, në rënie nga 9.1 trilionë në vitin 2018.

Jeff Bezos kryesoi listën për të dytin vit radhazi, me një pasuri prej 131 miliardë dollarë.Megjithatë, ai ka qenë në titujt kryesorë gjatë kohëve të fundit, për kërcënimin ndaj National Enquirer, problemet martesore dhe caktimin e një selie të dytë në New York.

Sipas Kryeredaktores së Forbes, Luisa Kroll, ish- gruaja e tij MacKenzie  mund të marrë gjysmën e pronësisë të Amazon  duke marrë parasysh ligjet në Washington. Dy vendet e tjera kryesore u zunë nga Bill Gates dhe Warren Buffet. Gates pati një rritje të pasurisë me 6.5 miliardë dollarë, në 96.5 miliardë falë performancës në treg të Microsoft.

Buffet pësoi rënie të pasurisë me 1.5 miliardë dollarë, në 82.5 miliardë. Kylie Jenner, u kthye në miliarderen më të re në Shtetet e Bashkuara sipas Forbes. Jenner 21 vjecc, nisi Kylie Cosmetics në vitin 2016, që sipas revistës vlen tashmë mbi 900 milionë dollarë.

Për tu theksuar ishte edhe rritja e prezencës së 44 miliarderëve kinezë. Donald Trump ka monitoruar prej kohësh vendin e tij në klubin e miliarderëve.

/AlpeNews.al