Të gjithë kemi një ose më shumë shalle mëndafshi në dollapin tuaj ose të varur prapa derës. Me siguri nuk I keni vën asnjëherë dhe arsyet janë të shumta: Ngjyra nuk kombinohej me veshjen, është akoma nxehtë për ta vendosur në qafë, apo thjesht nuk dini si ta stiloni. Ndoshta këto ide mund t’ju frymëzojnë:
1.Hiqeni varësen tuaj të preferuar për sot dhe lidheni shallin rreth qafës. Mund ta lidhni dhe gonxhe por me mirë do të ishte një fjondo e lezecme dhe që do të kompletojë veshjen tuaj.
2.Lidheni rreth shpatullës: Nqs keni një kanatjere ose bluzë e cila është tepër minimaliste atëhere me një paramandë mund të kapni shallin tuaj në njërën nga mëngët.
3.Jeni nga ata persona që shpesh herë I harroni syzet tuaja në lokalë apo kudo?! Kemi një zgjidhje për ju. Shallin e mëndafshit përdorin si lidhëse për syzet duke e mbajtur në qafë:
4.Nqs keni humbur rripin e pardesysë apo ju ka ngelur më ndonjë kuti nga veshjet e dimrit atëhere merreni shallin prapa derës dhe lidheni në belin tuaj. Do dukeni shumë herë me e veçantë.
5.Një mënyrë tjetër dhe ndoshta e keni parë sepse përdoret shumë, është ajo e lidhjes së shallit në rripin e cantës. Çdo ngjyrë do të shkoje me një çantë të thjeshtë njëngjyrëshe.














