Të këndosh nudo për bamirësi/ Vetëm Serena Williams mund ta bëjë këtë (VIDEO) - AlpeGossip
Të këndosh nudo për bamirësi/ Vetëm Serena Williams mund ta bëjë këtë (VIDEO)

Të këndosh nudo për bamirësi/ Vetëm Serena Williams mund ta bëjë këtë (VIDEO)

Ajo është një ndër teniset më të famshme në botë, e cila përpos kësaj njihet edhe për kauzat e forta që mbështet në shoqëri. Sigurisht që menjëherë të vjen në mendja Serena Williams, e cila këtë herë ka befasuar me shfaqjen e saj sot në rrjete sociale. Për të përcjellë një mesazh për për luftën ndaj kancerit të gjirit, Selena u bë protagoniste në një video ku u shfaq nudo teksa interpretonte këngën “ I Touch Myself”.

E zhveshur, me duart në gjoks dhe me një zë fantastik, që nuk e pret të dalë nga goja e një sportisteje, tenistja amerikane Serena Williams ka befasuar të gjithë në videon e publikuar sot në rrjetet sociale. Serena Williams interpreton këngën “I Touch Myself” të grupit australian The Divinyls, me një zë fantastik dhe mbi të gjitha tregon se nuk është kampione vetëm në fushë por edhe jashtë saj, me mesazhin që përcjell në këtë fushatë publicitare.