Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i spektaklit shumë të ndjekur në TV Klan, “Në kurthin e Piter Pan”. E ftuara e parë e mbrëmjes së sotme është ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila është vënë përballë pyetjeve të fëmijëve.
Një prej vogëlushve e pyeti Jozefinën: “Pse ike nga politika?”
“Pyetja më e vështirë”, u shpreh ajo e vendosur në siklet dhe shtoi: “Hajde të kthej përgjigje tani”.
“Është më mirë që jam sot këtu sesa të isha diku tjetër”, u përgjigj Jozefina dhe tregoi një histori.
“Kur isha në parlament e mbushja sallën me fëmijë para seancës parlamentare. Ata uleshin në vendin e deputetëve. Djemtë shkonin tek karrigia e kryeministrit ndërsa vajzat tek karrigia e kryetarit të parlamentit sepse aty kishin parë një grua”, tregoi Jozefina Topalli./Xing.al