Lidhjet e pakonfirmuara të showbiz-it shqiptar, njihuni me ata që thonë: Jemi vetëm “miq” – AlpeGossip
Lidhjet e pakonfirmuara të showbiz-it shqiptar, njihuni me ata që thonë: Jemi vetëm “miq”

Lidhjet e pakonfirmuara të showbiz-it shqiptar, njihuni me ata që thonë: Jemi vetëm “miq”

Disa njerëz preferojnë që historitë e tyre të dashurisë t’i ndajnë me të gjithë. Ndërsa disa të tjerë, gjithmonë janë hermetikë për sa i përket historive të dashurisë. Ne në fakt sot do të flasim për grupin e dytë, “ata që nuk tregojnë asgjë për jetën e tyre private”. Ka disa çifte të njohura shqiptare, që edhe pse kapen mat në shoqërinë e njëri-tjetrit, jo si dy miq, po si partnerë, sërish nuk e konfirmorjnë lidhjen e tyre. Ata me siguri kanë zgjedhur që ta shijojnë në heshtje dashurinë e tyre. Ata nuk fshihen pasi komentojnë shpesh në profilet e njëri-tjetrit në Instagram, por gjithsesi haptazi nuk e kanë pranuar asnjëherë se janë në një romancë. Se për cilët çifte po flasim, shikoni fotot e mëposhtme.

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj
Prej disa vitesh përflitet se moderatorja e njohur Luana Vjollca dhe biznesmeni nga Kosova, Krenar Çoçaj janë në një lidhje dashurie. Asnjëri prej tyre nuk e kanë pranuar edhe pse jo rrallëherë janë fotografuar së bashku në Tiranë të kapur dorë për dore.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj
Vitin që lamë pas, historia e Enit dhe Gencit ishte lajm i parë kudo në mediat rozë. Ata nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, por njësoj si Luana dhe Krenari, edhe ata janë kapur “mat” në Tiranë duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Eni dhe Genci përveç se një çift shumë i mirë në jetën private, ata edhe profesionalisht realizojnë së bashku këngë shumë të suksesshme.

Ronela Hajati dhe Young Zerka
“Kur të bjerë borë në gusht do ta konfirmoj lidhjen me Young Zerkën”, kjo ka qenë përgjigja e fundit që ka dhënë Ronela Hajati në një intervistë, kur është pyetur për lidhjen e saj me këngëtarin. Të njëjtën linjë ndjek edhe Zerka kur pyetet për Ronelën.

Liberta Spahiu dhe Flor Mumajesi
Prej disa kohësh këngëtari i njohur Flor Mumajesi, po jeton në Prishtinë, dhe arsyeja e kësaj shpërngulje mendohet të jetë moderatorja simpatike, Liberta Spahiu. Dyshja e njohur thuhet se janë në një lidhje së bashku edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar ndonjëherë këtë romancë.

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha
Këngëtarja bukuroshe Çiljeta Xhilaga ka kohë që përflitet që është në një lidhje me portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Edhe ata janë fotografuar disa herë së bashku, Çili nuk preferon të flasë për këtë lidhje, duke e mbajtur për veten gjithë dashurinë që ndjen për Albanin.