Është e rrallë që në Tiranë të ndodhë ky fenomen, por sot kryeqyteti është zbardhur nga bora. Reshjet e dëborës filluan të mbulojnë Tiranën reth orës 16:00 me një intensitet të konsiderueshëm. Disa prej qytetarëve e shijuan borën duke e parë nga shtëpia e të tjerë duke dalë jashtë, ndër to edhe VIP-at.
Një nga VIP-at e parë që postoi foto në dëborë është Fiori Dardha e cila shfaqet e lumtur teksa fton edhe ndjekësit të postojnë foto.
Ndërkohë Oriola Marashi, e veshur trashë postoi një foto me sy mbullur teksa shijonte reshjet e borës.
Ndërsa Einxhel Shkira shihet jashtë duke kërcyer.
Nga ana tjetër Turjan Hyska siç duket e ka zënë bora teksa ka dalë për vrap dhe shkruan: “Mos dilni për vrap”.
Ndërsa Rozana Radi ka postuar një video me qenin e saj dhe shkruan se kjo është bora e parë për të.
Olta Gixhari nga ana tjetër na tregon makinën e saj të mbuluar nga bora.
VIP-at që po e shijojnë borën nga shtëpia janë Roza Lati, Bora Zemani, Olta Boka, Silva Gunbardhi, Françeska Jaçe, Jona Spahiu.