KËRCIMTAREN E ZË KRIZA E EPILEPSISË NË SKENË/ Këngëtares së njohur nuk i bëhet vonë fare (VIDEO) – AlpeGossip
KËRCIMTAREN E ZË KRIZA E EPILEPSISË NË SKENË/ Këngëtares së njohur nuk i bëhet vonë fare (VIDEO)

KËRCIMTAREN E ZË KRIZA E EPILEPSISË NË SKENË/ Këngëtares së njohur nuk i bëhet vonë fare (VIDEO)

Iggy Azalea u shpreh përmes një postimi në Instagram se, ndihet e lënduar dhe sikur nuk mund të bëjë asgjë siç duhet.

Këngëtarja 28-vjeçare i tha ndjekësve të saj se ishte e sfilitur, pasi hasi disa kritika kur vazhdoi të këndonte pavarësisht se kërcimtaren e saj e zuri një krizë epilepsie në skenë gjatë koncertit në Rio de Janeiro, Brazil.

Ajo po performonte këngën “Black Widow”, kur këngëtaren e kapi një krizë epilepsie dhe u rrëzua në dysheme.

Pasi u kritikua nga fansat, sepse nuk ndaloi koncertin për të kërkuar ndihmë mjekësore, Iggy Azalea postoi një foto me mesazhin:

“Ndonjëherë ndihem e sfilitur nga bota. Duket sikur çdo gjë që bëj, kthehet në një mundësi për njerëzit që të më thonë pse jam një kuç*ë, pse muzika ime ta shpif, rrobat e mia janë të shëmtuara, pse unë nuk kam asnjë vlerë ose jam një njeri i tmerrshëm. Jam e trishtuar. Katër vitet e fundit jam vetëm unë që jetoj në një botë, ku nuk mund të bëj asgjë siç duhet dhe është e vështirë të mos ndihesh “ku është kuptimi” dhe të jesh e motivuar”.

Ajo e mbylli me një thirrje për fansat që të jenë më të dashur me të dhe me njëri-tjetrin.