“ISHA NË DEPRESION”/ Klea rrëfen periudhën e errët gjatë shtatzënisë: Mendoja se… – AlpeGossip
“ISHA NË DEPRESION”/ Klea rrëfen periudhën e errët gjatë shtatzënisë: Mendoja se…

“ISHA NË DEPRESION”/ Klea rrëfen periudhën e errët gjatë shtatzënisë: Mendoja se…

Moderatorja Klea Huta ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo ka rrëfyer të reja rreth jetës së saj si nënë, pas lindjes së Kridit.

Klea ka zbuluar se në tre muajt e parë të shtatzënisë ka qenë në depresion, pasi mendonte se karriera e saj kishte marrë fund.

“Të jem e sinqertë tre muajt e para të shtatzënisë kam kaluar një depresion shumë të thellë. Kridi ka ardhur me dëshirë e të dyve ne, por mbase nga ndryshimi i hormoneve të trupit, trupi po pësonte një ndryshim shumë të madh, po krijonte hapësirë për një qënie tjetër, domethënë një realitet tjetër që unë nuk kisha kurrë përballë.

Edhe pse e doja dhe ishe me dëshirë ardhja e Krid, prapë ndodhi kjo pjesa e depresionit që nuk e shpjegoj dot sot e kësaj dite. Unë hoqa dorë nga shumë gjëra, mendoja këtë pjesën që më iku karriera, nuk do kem kohë për asnjë gjë, domethënë të gjitha gjërat e errta më vinin në kokën time në atë periudhë, nuk doja të shikoja asnjë, nuk doja të rrija me askënd, çdo gjë më dukeshe sikur nuk jam gati, thoja çfarë bëra?

Mendime që kur i mendoj sot edhe i them për të gjitha nënat që i ndodh kjo gjë që nuk jeni vetëm, edhe mua më ka ndodhur kjo gjë, më ka shkuar mendimi shumë thellë që nuk po i them dot të gjitha, por e kalova me ndihmën e të afërmve ë mi. Po i them kërkoni ndihmë, edhe ndihmën e psikologut, nuk është fare turp”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se Klea është një nga aktoret e serialit “H.O.T”, i cili do të transmetohet në vjeshtë në ekran. “H.O.T” ose “Humans of Tirana” është seriali i parë nga Ermal Mamaqi, me bashkëproducent Dritan Huqin dhe me autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.