Flokët ngjyrë bisht-njëbrirëshi janë trendi i fundit në Instagram: Do t’i adhuroni! – AlpeGossip
Flokët ngjyrë bisht-njëbrirëshi janë trendi i fundit në Instagram: Do t’i adhuroni!

Flokët ngjyrë bisht-njëbrirëshi janë trendi i fundit në Instagram: Do t’i adhuroni!

Ka kaluar vetëm një muaj nga ardhja e 2018-ës, por Instagram-i ka gati trendin e radhës. Ngjyrë flokësh që ngjajnë fiks me ngjyrën e bishtit të një njëbrirëshi.

 

Kjo ngjyrë jo vetëm që duket mrekulli, por është krejtësisht e përdorshme edhe në jetën e përditshme.

Ngjyra është një përzjerje e ngjyrës së qumështit me rozën metalike dhe dritëhije lejla në të. Ndonëse ishte parashikur që ngjyrat delikate, të ëmbla dhe plot shkëlqim do të dominonin në 2018-ën, askush se mendonte që këto flokë do të adhuroheshin menjëherë nga i gjithë Instagram-i.

Por nëse vendosni të merrni përsipër riskun për ta realizuar këtë, bëni kujdes me parukieren që zgjidhni. Duhet të jetë artiste e lindur për të miksuar ngjyrat. Nëse flokët do të duken kështu, mund të bëni 12349 foto dhe ti postoni në llogarinë tuaj të Instagram-it. Të gjithë do të duan t’i prekin ato flokë sirenash!