Adelina Tahiri poston për herë të parë FOTO me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
Adelina Tahiri poston për herë të parë FOTO me barkun e rrumbullakosur

Adelina Tahiri poston për herë të parë FOTO me barkun e rrumbullakosur

Që kur lajmi mbi shtatzëninë e saj u bë publik, Adelina Tahiri po komentohet dita ditës dhe pasi këngëtarja zbuloi gjininë e bebit, të gjithë ishin kuriozë si duket barku i saj i rrumbullakosur.

Pak kuriozitetin e shuajti prezantuesja Blerona Zeqiri e cila postoi një foto të Adelinës ku barku dukej i rritur, megjithatë bluza e gjerë nuk lejonte të shihej qartë.

Ndërsa sot Adelina ka postuar vetë për herë të parë një foto nga makina, ku shihet e veshur me streçe dhe një bluzë të ngushtë që i tregon barkun e rrumbullakosur.

Shtatzënia i ka dhënë këngëtares edhe një nur të mrekullueshëm e kjo shihet nga kjo foto që Adelina ka postuar në Instastory.