Mban gjithmonë shqiponjën në qafë, kush është shqiptari që do të përformojë krah Eminem – AlpeGossip
Mban gjithmonë shqiponjën në qafë, kush është shqiptari që do të përformojë krah Eminem

Mban gjithmonë shqiponjën në qafë, kush është shqiptari që do të përformojë krah Eminem

Reperi shqiptar Gashi po njihet gjithnjë e më tepër në SHBA falë talentit të tij. Pasi u vu re nga Jay Z, ai është bërë pjesë e grupit muzikor që drejton “Roc Nation”.
Së fundmi një lajm i mirë ka ardhur për reperin Gashi. Ai do të performojë me emrat më të mirë të muzikës HIP HOP si Eminem, Wiz Khalifa, Migos, French Montana, Lil Uzi Vert, J.Cole e shumë të tjerë.

Ai ka bërë të ditur në Instagram se do të ngjitet në skenën e festivalit veror “Openair Frauenfeld 2018” që mbahet çdo vit në Frauenfeld, Zvicër.

Reperi shqiptar prej kohësh po zhvillon karrierën e tij muzikore në SHBA, ku duket se suksesi po i afrohet gjithnjë e më shumë.