Dyshimet për lidhjen e tyre nisën natën e “Golden Globes”, pasi dyshja u largua së bashku nga festa.
Por 45-vjeçarja Kate Beckinsale ka një përgjigje shumë interesante, për të gjithë ato që aluduan për lidhjen me humoristin Pete Davidson.
Aktorja e njohur publikoi në Instagram një foto të vjetër të mamit të saj modele, Judy, por një prej ndjekësve ishte më kurioz të dinte disa detaje për lidhjen e saj me Pete.
“Pash Zotin, Kate. Jo me Pete Davidson”, ishte komenti i ndjekësit.
Dhe mori një përgjigje të shpejtë prej saj: “Jo, kjo është mami im. Gabim i lehtë”.
“Ata flirtuan gjithë natën dhe pinë shampanjë. Ata ishin jashtë në oborr dhe u larguan së bashku”, tha një burim të hënën.
Kjo është ndoshta gjëja më normale që mund të ndodhë në historinë e njerëzimit dhe s’ka asgjë mes tyre!