Ajola Xoxa realizon klipin zyrtar të Eugent Bushpepës, këngëtari me “look” të ri (VIDEO) – AlpeGossip
Ajola Xoxa realizon klipin zyrtar të Eugent Bushpepës, këngëtari me “look” të ri (VIDEO)

Ajola Xoxa realizon klipin zyrtar të Eugent Bushpepës, këngëtari me “look” të ri (VIDEO)

Është publikuar sot klipi zyrtar i këngës së Eugent Bushpepës “Mall”, me të cilën do të përfaqësohemi këtë vit në Eurovision.

Ashtu siç dihej, Eugenti do të këndojë në shqip dhe kjo ka lumturuar shumë fansa të këngëtarit që e vlerësojnë për potencialin e tij dhe vokalin briliant. Kënga është realizuar nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ajola Xoxa tashmë njihet si një regjisore që vjen me ide krijuese dhe të veçanta në klipet shqiptare, si ai i Miriam Canit. Edhe këtë herë ajo ka sjellë një fabul mjaft interesante të një çifti që duhet por janë larg njëri-tjetrit.

E veçanta e klipit është look-u i ri i Eugentit, i cili shfaqet me flokët më të shkurtër se zakonisht. Protagonistja kryesore e klipit është modelja simpatike Dania Bazaiti.