KUJDES! Thinjat në moshë të herët paralajmërojnë këto sëmundje dhe probleme shëndetësore – AlpeGossip
KUJDES! Thinjat në moshë të herët paralajmërojnë këto sëmundje dhe probleme shëndetësore

KUJDES! Thinjat në moshë të herët paralajmërojnë këto sëmundje dhe probleme shëndetësore

Thinjat mendohet të jenë treguesi kryesor i plakjes, por jo domosdoshmërisht. Flokët e bardha apo gri nuk do të thonë gjithmonë se ju po plakeni.
Flokët fillojnë të zbardhen kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmenitin që i jep ngjyrë flokëve. Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at tuaja, por nuk do të thotë që një 20 vjeçare mund të mos ketë thinja. Përpos melaninës janë disa faktorë të tjerë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave.

Pirja e duhanit është e lidhur ngushtësisht me flokët gri. Faktorët e jashtëm mjedisor si rrezet ultravjollcë dhe ajri tepër i ndotur janë shkaktarë të flokëve gri.
Në raste të rralla, thinjat e parakohshme mund të jetë një shenjë e sëmundjes vitiligo, anemi (kur trupi e ka të vështirë thithjen e vitaminë B12) ose problemet që përfshijnë hipofizën apo gjendrat tiroide.