ÇRREGULLIMET EMOCIONALE/ Studimi i fundit tregon se kjo dietë parandalon prekjen nga depresioni (FOTO) – AlpeGossip
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE/ Studimi i fundit tregon se kjo dietë parandalon prekjen nga depresioni (FOTO)

ÇRREGULLIMET EMOCIONALE/ Studimi i fundit tregon se kjo dietë parandalon prekjen nga depresioni (FOTO)

Ekspertët e shëndetit kanë insistuar prej kohësh për dietën mesdhetare që ka benefite për shëndetin.

Ajo ndikon dhe në uljen e riskut të prekjes nga diabeti dhe nga sëmundjet e zemrës.

Por studimi më i fundit tregon se një dietë e tillë ndikon dhe për parandalimin e depresionit.

Një dietë e pasur me fruta, perime, drithëra, peshk dhe vaj ulliri ndikon në çrregullimet e humorit, duke ulur ndjeshëm nivelin e tyre.

Njerëzit që ndiqnin një regjim të ngjashëm me atë mesdhetar u zbulua se kishin një rrezik 33% më të ulët se të tjerët për t’u prekur nga depresioni në tetë vitet e ardhshme.