Ditën e sotme e gjithë bota i ka sytë nga Rusia ku po luhet finalja e kupës së botës mes Francës dhe Kroacisë. Për shqiptarët që nuk arritën të jenë të përfaqësuar nga një skuadër, gjithsesi pati pafund emocione sot në ceremoninë hapëse të finales. Era Istrefi, pas sukseseve me këngët e saj në gjithë botën, arriti të jetë pjesë e këngës zyrtare të ‘Rusi 2018’ dhe performoi në stadium.
Këngëtarja shqiptare, performoi në finalen e Kupës së Botës bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam dhe nuk kishte emocion më të madh.
Era pati dhe mbështetjen e disa vipave shqiptarë në Instagram të cilët e hodhën në Storyt e tyre duke e etiketiuar, si dhe duke komentuar në foton e saj në Instagram pas performancës. Epo kjo quhet mbështetje kolegësh./AlpeNews.al/
Zaimina Vasjari
Marina Vjollca
Nora Istrefi
Noizy
Dua Lipa
Vis Bajraktari