Nëna e Era Istrefit e shtangur pas performancës së të bijës në finalen e Botërorit: Nuk flas dot… – AlpeGossip
Nëna e Era Istrefit e shtangur pas performancës së të bijës në finalen e Botërorit: Nuk flas dot…

Nëna e Era Istrefit e shtangur pas performancës së të bijës në finalen e Botërorit: Nuk flas dot…

Era Istrefi ka bërë një performancë mbresëlënëse në ceremonine permbyllese te Kampionatit Botëror në Stadiumin Luzhniki në Rusi.

Këngëtarja nga Kosova së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith kanë interpretuar himnin e ‘Kampionatit Botëror 2018’, “Live It Up”. E rreth performancës së bukuroshes shqiptare ka folur për Expreess edhe nëna e Erës, Syzana.

Ajo ka thënë se ndihet jashtëzakonisht krenare me vajzën e saj dhe performancën që ajo pati në finalen e Botërorit.

“Jam step. Nuk jam në gjendje me fol. Jam jashtëzakonisht e lumtur për të. Më ka bërë nënën më krenare në gjithë globin. Thjesht jam pa fjalë, krenare për të”, i ka thënë Expressit, nëna e Erës.

Ajo tha se u dëgjua me vajzën e saj pas përfundimit të performancës. Tregon se çka i tha Era.

“Mami të dua”, më tha duke më treguar që është e lumtur, thotë Syzana.