“The Sun” shkruan për Era Istrefin: Vajza e një këngëtareje dhe një gazetari që ngriti në këmbë Rusinë – AlpeGossip
“The Sun” shkruan për Era Istrefin: Vajza e një këngëtareje dhe një gazetari që ngriti në këmbë Rusinë

“The Sun” shkruan për Era Istrefin: Vajza e një këngëtareje dhe një gazetari që ngriti në këmbë Rusinë

“Era Istrefi shpërtheu në skenën ndërkombëtare para dy vitesh dhe ylli në ngritje do të bëjë performancën më të madhe në karrierë deri më tani” – e nis “The Sun” shkrimin për këngëtaren shqiptare.

Ajo shoqërohet nga Will Smith dhe Nicky Jam për interpretimin e himnit të ‘Kampionatit Botëror 2018’, “Live It Up”, mirëpo më poshtë mund të mësoni kush është ajo, vazhdon tabloidi.

Kush është Era Istrefi

Era Istrefi ka lindur më 4 korrik 1994 në Prishtinë, Kosovë dhe është vajza e këngëtares Suzana Tahirsylaj dhe gazetarit Nezir Istrefi.

Ajo debutoi në skenën muzikore të vendit të saj në vitin 2013 duke publikuar këngë në dialektin geg që përmbanin edhe fraza në anglisht.

24-vjeçarja u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën e saj “BonBon”, suksesi i të cilës bëri që ajo të nënshkruante me Sony dhe Ultra Music brenda një muaji.

Era mori shtetësinë e Shqipërisë në vitin 2016 dhe një vit më pas fitoi çmimin ‘European Border Breakers Award’.

Kroacia dhe Franca luajnë para 81.000 tifozëve në Luzhniki Stadium në Moskë dhe miliona shikuesve që do ta ndjekin përmes ekranit.