“NUK I NDAHET RRJETAVE”/ Si është shfaqur Bleona Qerreti ndër vite në “Oscars” (FOTO) – AlpeGossip
“NUK I NDAHET RRJETAVE”/ Si është shfaqur Bleona Qerreti ndër vite në “Oscars” (FOTO)

“NUK I NDAHET RRJETAVE”/ Si është shfaqur Bleona Qerreti ndër vite në “Oscars” (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme u mbajt edicioni i 91 i çmimeve “Oscars 2019”.

Në këtë event ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti e cila ndryshe nga herët e tjera ishte perfeksionuar disi në stilin e të veshurit që kërkohet në evente të tilla madhështore.

Ajo ka publikuar në Instagramin e saj , me veshjet kryesore të kësj mbrëmjeje. Kësaj here fustani i saj ishte i stiluar nga Valdrin Sahiti dhe ishte një mrekulli. Ai kishte një prerje e material të veçantë ku ekspozoheshin shpatullat dhe këmbët seksi. Megjithatë fustani i saj i dytë, ishte sërish… rrjetë por në megjithatë nuk dukej aspak vulgar.

Kujtojmë se në vitet e kaluara, Bleona është kritikuar shumë nga të gjithë për veshjen e saj tërësisht rrjetë duke u klasifikuar në listën e vipeve të veshura më keq krahas Emily Ratajkowskit e Olivia Wild.

Më poshtë shihni këtë “rrugëtim” të saj në Oscars:

Bleona në “Oscars 2019” dhe në festën e organizuar nga Elton John:

Fustani stiluar nga Valdrin Sahiti.

Bleona Qerreti në “Oscars 2018”, fustani stiluar nga

Bleona Qerreti në “Oscars 2017”, fustani stiluar nga Rezarta Skifteri:

/AlpeNews.al