NDËRRON JETË DON ZHUANI I FAMSHËM ITALIAN / Pësoi atak kardiak teksa kryente marrëdhënie seksuale – AlpeGossip
NDËRRON JETË DON ZHUANI I FAMSHËM ITALIAN / Pësoi atak kardiak teksa kryente marrëdhënie seksuale

NDËRRON JETË DON ZHUANI I FAMSHËM ITALIAN / Pësoi atak kardiak teksa kryente marrëdhënie seksuale

Playboy i famshëm italian Maurizio Zanfanti është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 63- vjeçare.

Zanza ndërroi jetë teksa po kryente marrëdhënie seksuale me një 23 – vjeçare dhe thuhet se gjatë  kësaj kohe ai ka pësuar atak kardiak në zemër.

Ai ishte i njohur për mënyrën e tij të jetesës pasi kishte fjetur me 6000 gra turiste në Rimini. Jeta prej Don Zhuani e kishte bërë atë të famshëm në të gjithë Europën dhe shumë femra shkonin atje për pushime vetëm për të takuar atë.

Ai e nisi karrierën e tij në moshën 17 – vjeçare në 1970 si promotor në klube nate dhe aty njihte femra të ndryshme me të cilat më pas përfundonte duke shkuar në shtrat me dëshirën e tyre.

Ai kishte një stil të veçantë me flokë të gjata dhe veshje lëkure nga koka te këmbët.

“Unë mendoj se kam bërë më shumë promovim të turizmit për Riminin se njëqind agjenci “- kishte  thënë ai në një intervistë në vitin 2015.