“KA NJË ZEMËR SHUMË TË…”/Surprizohet në mes të emisionit Eranda Libohova, këngëtarja nuk mban dot lotët (VIDEO) – AlpeGossip
“KA NJË ZEMËR SHUMË TË…”/Surprizohet në mes të emisionit Eranda Libohova, këngëtarja nuk mban dot lotët (VIDEO)

“KA NJË ZEMËR SHUMË TË…”/Surprizohet në mes të emisionit Eranda Libohova, këngëtarja nuk mban dot lotët (VIDEO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eranda Libohova e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” për të folur mbi projektin e saj më të ri, mori një surprizë shumë emocionuese që e bëri të përlotej.

Gjatë intervistës, Eranda foli edhe për vëllezërit e saj e sidomos me vëllain që jeton në SHBA ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Ai e ka surprizuar Erandën me një videomesazh gjatë emisionit, ku shprehu dashurinë që ka për të.

“Eranda dhe unë u rritëm bashkë, kjo më dha mundësi që të kuptoj sukseset, përjetimet dhe zhgënjimet e Erandës. Unë jam rritur më dy motra artiste në shtëpi dhe tani ndoshta po rris një artiste të ardhshme, vajzën time Noa. Ndonjëherë nëpër shtëpi harroj dhe e thërras vajzën time Eranda. Eranda simbolizon kuptimin e një artisti të vërtetë, nuk ka komplekse, ka një zemër kaq shumë të madhe saqë dikush dhe mund të humbë aty, por mbi të gjitha Eranda është e pavarur dhe një frymëzim i çliruar dhe pa pranga. Për këto cilësi unë e dua dhe e respektoj motrën e vogël dhe shpresoj që të mos ndryshojë”, është shprehur Zamiri ndërsa këngëtarja nuk mundi t’i mbajë dot lotët.