LIDHJET MISTERIOZE/ Nga Sara Hoxha dhe Erik Fullani, tek Adrola Dushi dhe Capital T, VIP-at që po komentohen së fundmi për romancat e fshehta – AlpeGossip
LIDHJET MISTERIOZE/ Nga Sara Hoxha dhe Erik Fullani, tek Adrola Dushi dhe Capital T, VIP-at që po komentohen së fundmi për romancat e fshehta

LIDHJET MISTERIOZE/ Nga Sara Hoxha dhe Erik Fullani, tek Adrola Dushi dhe Capital T, VIP-at që po komentohen së fundmi për romancat e fshehta

Në showbizin shqiptar, historitë e zemrës rrallë dalin në dritë menjëherë, por janë detajet e vogla ato që zbulojnë më shumë se çdo deklaratë publike.

Por cilat janë lidhjet e showbizzit që po diskutohen shumë ditët e fundit? Alpegossip.al ju sjell disa prej tzyre.

CAPITAL T-ADROLA DUSHI

Prej kohësh përflitet për një marrëdhënie mes Capital T dhe Adrola Dushit. Asnjëri nuk ka folur hapur, por thashethemet janë ndezur sidomos pas një dasme ku u panë të dy së bashku. Në një mbrëmje të mbushur me dritë e muzikë, afrimiteti i tyre nuk kaloi pa u vënë re. Edhe pse festa zhvillohej jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, kamerat arritën të kapnin momente që lanë shumë për të kuptuar.

SARA HOXHA-ERIK FULLANI

 

Ndërkohë, një tjetër histori që ka marrë vëmendje është ajo mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit. Ajo publikoi një video të thjeshtë në shtëpi, ku ishte me vajzën e saj, duke hapur disa produkte nga biznesi i saj. Por, ajo që ra në sy ishin duart e një personi që nuk u shfaq në kamerë. Ora e tij ishte identike me atë që Erik Fullani mban zakonisht. Rrjeti e mori këtë si një “po” të heshtur. Në fakt, gjithçka kishte nisur që prej verës, kur ata janë parë në të njëjtat vende, pa deklarata, pa pohime, thjesht prezenca që flet vetë.

DON XHONI DHE VAJYA MISTERIOZE

 

Don Xhoni ka ngjallur po aq kuriozitet. Ai publikoi një foto me një vajzë misterioze, të cilën nuk e identifikoi. Krahas saj shkroi: “Romantika s’po ka, se mangupa janë bo krejt.” Një frazë që u mor si reflektim, por edhe si provokim. Kush është vajza? Kjo mbetet ende një pikëpyetje që ndjekësit përpiqen ta zgjidhin.

LIDHJA SEKRETE E HEIDI BAÇIT

Ndërsa Heidi Baci ka zgjedhur të flasë përmes gjesteve dhe jo fjalëve. Ajo ndau një buqetë të madhe lulesh dhe një tortë me dedikim, të shoqëruara vetëm me fjalinë: “Ti më bën të ndihem e veçantë. Faleminderit.” Pa emra, pa shpjegime. Thjesht një ndjenjë e qartë që qëndron mbrapa. Nëse kjo është fillimi i një romance të re, duket se Heidi ka vendosur ta mbajë ende për vete.