Krusita është kthyer në një nga emrat më të njohur pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, ku konkurroi me “Akull”, një këngë që u pëlqye shumë nga publiku.
Krusita rikthehej në skenë pas shumë vitesh pasi në vitin 2011 ajo fitoi “Gjeniu i vogël”.
Ditën e sotme Krusita ka vendosur të kërkojë për veten në Google dhe ka vërejtur një gabim që është bërë në biografinë e saj ku shkruhet se ajo ka lindur në Elbasan.
“Sapo google-ova veten dhe pashë këtë. Unë në fakt kam lindur në Greqi”, shkruan Krusita.