“Jam e lumtur që jam gjallë”/ Aktorja e famshme publikon foton pa flokë pas betejës me kancerin (FOTO) – AlpeGossip
“Jam e lumtur që jam gjallë”/ Aktorja e famshme publikon foton pa flokë pas betejës me kancerin (FOTO)

“Jam e lumtur që jam gjallë”/ Aktorja e famshme publikon foton pa flokë pas betejës me kancerin (FOTO)

Aktorja e njohur e Hollivudit, Marcia Cross ka treguar se është e shëndetshme, e lumtur dhe se ia ka dalë ta mundë kancerin.

Ylli i serialit “Shtëpiake të dëshpëruara” zbuloi se ka vuajtur nga kanceri anal, por tashmë është shëruar.

56-vjeçarja publikoi më parë një foto ku tregonte flokët e rëna dhe të prera shkurt pas koke.

“Jam kaq mirënjohëse dhe e lumtur që jam gjallë, por e trishtuar që flokët e mi kanë rënë dhe janë rreëth 2, 5 cm të gjatë tani”, shkruante Marcia.

Por me sa duket kjo selfie i bëri fansat konfuzë dhe Marcia u detyrua të bëjë një postim të dytë të nesërmen, për të sqaruar se çfarë kishte ndodhur:

“Ndjekësit e mi të dashur, Më vjen keq që postimi im nuk ishte i qartë. Unë e kam mundur kancerin. Gjithçka është mirë tani. Udhëtim i vështirë, por jam e shëndetshme, e lumtur dhe më mirënjohëse se kurrë. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime për të gjithë dashurinë tuaj”.