”PO PUTHTE NJË TJETËR”/ Dua Lipën e paska tradhtuar i dashuri që në takimin e parë! – AlpeGossip
”PO PUTHTE NJË TJETËR”/ Dua Lipën e paska tradhtuar i dashuri që në takimin e parë!

”PO PUTHTE NJË TJETËR”/ Dua Lipën e paska tradhtuar i dashuri që në takimin e parë!

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka folur për takimin e saj të parë dhe jetën private në një intervistë për “Kiss FM”.

Bukuroshja shqiptare e cila aktualisht është e lidhur me modelin Anwar Hadid, foli për eksperiencën e parë me një djalë, me të cilin doli në takim, por e pësoi.

“Në takimin e parë, ai më çoi në një party, dhe më pas shkuam te pjesa ku tymoset duhan, dhe aty pash se ai po puthte një vajzë tjetër”, tha Dua.

Më pas Dua shtoi se pas gjithë asaj situate, ajo u detyrua të largohet nga lokali.

“Dhe kur e pash atë që po puthte një vajzë tjetër, thash me vete: A po ndodh kjo gjë? Në rregull, po marr xhaketën time dhe po largohem”, shtoi këngëtarja.

Aktualisht ajo duket shumë e lumtur me partnerin që ka në krah. Dua Lipa po shijon suksesin e këngës “Don’t Start Now”.

Ajo shkëlqeu në “MTV EMA”, ndërsa pritet që të performojë edhe në eventin “American Music Awards”.