Moderatorja e njohur shqipatre Klea Huta, prej vitesh identifikohet me tiparet e saj prej zeshkaneje me flokët e gjatë të zinj e sytë ngjyrë kafe.
Por së fundmi, bukuroshja e ekranit i ka shastisur ndjekësit në rrjetet sociale me një postim në Insta Story, ku ajo shfaqet tërësisht ndryshe.
Në foton në fjalë, Huta shihet me sy ngjyrë bojëqielli, që i kanë transformuar asaj tërësisht portretin duke e bërë edhe më joshëse se më parë.
Megjithatë, duket se transfromimi i moderatores, ndonëse shumë real në pamje, nuk ka ardhur prej përdorimit të lenteve, por me shumë gjasa bëhet fjalë për ndonjë aplikacion që lejon shndërrime të tilla.