Rita kujton me emocion ardhjen në Kosovë: Ishte një moment... - AlpeGossip
Rita kujton me emocion ardhjen në Kosovë: Ishte një moment…

Rita kujton me emocion ardhjen në Kosovë: Ishte një moment…

Rita ka kujtuar këtë herë castin më të rëndësishëm në jetën e saj. Ardhjen e saj në Kosovë për t’u shpallur :Ambasadore Nderi’ në vendin e saj të lindjes. Një dedikim i ndjerë nga ajo në këto rreshta kaq emocionues:

“Teksa jam duke udhëtuar për në koncertin e radhës, e gjeta veten duke menduar për momentet e jashtëzakonshme që kam patur në karrierën time deri më tani.

Ky moment ishte i veçantë për mua. Gjithmonë do të ndihem e përulur dhe e privilegjuar që të mbaj titullin si ‘Këngëtarja e parë’ e dal në tregun ndërkombëtar nga Kosova dhe të tregoja se një vend kaq i bukur ekziston vërtet.

Më kujtohet secili prej jush që keni qenë prezent në shpalljen ‘Ambasadore Nderi’ nga Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair, Ambasadorin e Kosovës Lirim Greiçevci, Ambasadorin e Shqipërisë Mal Berisha, Lordin George Robertson dhe gjithë muzikantët nga Kosova, ishte një moment historik.

Që atëherë kemi patur plane të jashtëzakonshme që i kemi përmbushur dhe kemi arritur të bëjmë bamirësi me ndikim të madh në botë. Pres me padurim të vazhdoj të mbaj me krenari statusin e ambasadores dhe të vazhdoj të përfshij Kosovën aty ku gjithmonë e ka merituar të jetë, KUDO! (Më falni sepse kam qenë në makinë prej disa orë dhe jam disi e ndjeshme dhe krenare). Ji krenar për origjinën. Mos e harro kurrë.”