NJË TJETËR SUKSES PËR BEBE REXHËN/ Kënga e saj merr çmimin e madh: Nuk e kisha menduar kurrë - AlpeGossip
NJË TJETËR SUKSES PËR BEBE REXHËN/ Kënga e saj merr çmimin e madh: Nuk e kisha menduar kurrë

NJË TJETËR SUKSES PËR BEBE REXHËN/ Kënga e saj merr çmimin e madh: Nuk e kisha menduar kurrë

Bebe Rexha është kthyer shpejt në një nga emrat më të pëlqyer dhe të komentuar në industrinë e muzikës. Këngët dhe bashkëpunimet e saj kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe pavarësisht se nuk mori një çmim ‘Grammy’, ‘I’m a Mess’ është vlerësuar me çmimin ‘Platinum’.

Lajmin e ka dhënë vetë Bebe nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram-in’ e saj ku shkruante e emocionuar se nuk e kishte menduar kurrë diçka të tillë. “Kush e mendonte se një këngë për pasiguritë dhe problemet me vetëbesimin do merrte çmimin ‘Platinum’?”, ka shkruar këngëtarja shqiptare. Ajo ka falenderuar të gjithë radiot dhe platformat që e kanë transmetuar dhe sigurisht fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë.