POZA E GJIRAFËS/ Do t’ju bëjë të keni këmbë kilometrike në të gjitha fotot tuaja – AlpeGossip
POZA E GJIRAFËS/ Do t’ju bëjë të keni këmbë kilometrike në të gjitha fotot tuaja

POZA E GJIRAFËS/ Do t’ju bëjë të keni këmbë kilometrike në të gjitha fotot tuaja

A e keni pyetur ndonjëherë veten se si ja bejnë modelet e Instagramit për të patur këmbë kilometrike në të gjitha fotot e tyre?

Epo duhet t’ju tregojmë se jo gjithçka i dedikohet një fiziku shtatlartë, ndonjëherë mjafton pak teknikë për të realizuar iluzionin e këmbëve të gjata. “Poza e gjirafës” është aq gjeniale sa që sapo të kuptoni si realizohet do të rendni me vrap për të gjetur vendin perfekt për një set fotografik.


Bëhet fjalë për këtë këtu. Mjafton të zgjasni përpara njërën nga këmbët dhe të mbani drejtë posturën e trupit. Kështu këmba e shtrirë përpara do të krijojë për ju iluzionin e gjatësisë.

Pse “pozë gjirafe”?

Sepse zakonisht gjirafat nuk i përthyejnë gjunjët kur ecin, kështu që të njejtën gjë duhet të bëni dhe ju. Të hiqeni sukur po ecni me gjunjë të shtrirë për të marrë kështu pamjen e një gjirafe.

Është gjeniale!

Modelet e Instagramit po mbushin profilet e tyre me këtë pozë dghe rezultati është fantastik. Kështu që provojeni dhe na falendëroni më vonë!