Gëzim në shtëpinë e Arminës dhe Shkëlzenit: Blogerja ndan lajmin e bukur me ndjekësit (VIDEO) – AlpeGossip
Gëzim në shtëpinë e Arminës dhe Shkëlzenit: Blogerja ndan lajmin e bukur me ndjekësit (VIDEO)

Gëzim në shtëpinë e Arminës dhe Shkëlzenit: Blogerja ndan lajmin e bukur me ndjekësit (VIDEO)

Çifti i njohur Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë përfolur kohët e fundit se shumë shpejt do të celebrojnë marrëdhënien e tyre të dashurisë. Ndërkohë që të gjithë jemi në pritje të dasmës së tyre, blogerja e njohur ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj në Instagram.

Nëpërmjet disa video-ve të postuara në Instastory Armina u ka treguar të gjithëve se ka rënë në dashuri me kotelet e saj të vogla. Macja e preferuar e Arminës ka bërë disa kotele dhe ajo ndihet shumë e lumtur për vogëlushet e saj të vogla që ia kanë mbushur shtëpinë plot.

Armina e ka treguar gjithmonë dashurinë e saj të madhe për macet dhe vazhdimisht poston në rrjetet e saj sociale foto me macen që tashmë është bërë po aq e famshme sa edhe blogerja.