DEKLARATË PËR FENË ISLAME/ “Shokon” këngëtari i njohur: S’mund të falem… – AlpeGossip
DEKLARATË PËR FENË ISLAME/ “Shokon” këngëtari i njohur: S’mund të falem…

DEKLARATË PËR FENË ISLAME/ “Shokon” këngëtari i njohur: S’mund të falem…

Këngëtari i njohur botëror Zayn Malik ka shokuar fansat e tij lidhur me një deklaratë që ka bërë për fenë islame.

Ai ka zbuluar se mbetet mysliman por se nuk mund t’i praktikojë obligimet qe jep kjo fe.

‘Nuk mendoj se duhet të hash mishin që prehet nga kafshët duke u bërë lutje [derisa i prenë]. Nuk besoj se duhet të lutesh në një gjuhë krejt tjetër pesë herë në ditë’, citojnë mediat angleze deklaratën e Malik.

Ai tutje ka thënë se mendon se mund të jetë një mysliman, por pa praktika të tilla.

Kjo deklaratë e Malik i cili është i njohur bashkë me grupin e tij One Direction ka ngjallur reagime të shumta.

Në Twitter atij i kanë shkruar reagime të tilla si:

‘Lajm shumë i keq që Zayn mohon fenë e tij’, ‘Ju djema keni menduar se një këngëtar i njohur botëror që konsumon alkool dhe njihet për jetën luksoze vërtet mund t’u qëndrojë besnik obligimeve të tilla. Po ma habisni’.