NUK E DINIM/ Klea Huta paska bërë tekstet e këtyre këngëve të njohura (VIDEO) – AlpeGossip
NUK E DINIM/ Klea Huta paska bërë tekstet e këtyre këngëve të njohura (VIDEO)

NUK E DINIM/ Klea Huta paska bërë tekstet e këtyre këngëve të njohura (VIDEO)

Klea Hutën e kemi parë në ekran në rolin e prezantueses e këngëtares, ama nuk e dinim që ajo qenka edhe tekst shkruese e disa këngëve të njohura. Ka qenë vet 25 vjeçarja që përmes disa postimesh në Instastory-n e saj në Instagram ka publikuar këngët që mbajnë autorësinë e teksteve të saj.

Më e fundit ka qenë kënga e prezantuar këtë të dielë për festivalin “Kënga Magjike 2018” kënduar nga grupi Alar Band dhe Livia, me titull “Të duam ty”, këngë e cila rrëmbeu zemrat e publikut edhe për mesazhin që përcillte teksti, i dedikuar fëmijëve me aftësi të veçanta, me sindromën Down.

Alar Band & Livia- “Të duam ty”

 

Ndërsa ka njoftuar se tekste të tjera pritet të publikohen së shpejti, më poshtë ne ju sjellim disa këngë të cilat i kemi dëgjuar qindra herë por nuk e kemi ditur që janë shkruar nga prezantuesja brune. Krahas teksteve të këngës, që vijnë të krijuara nga studi muzikore e partnerit të saj, Elgit Doda, aktualisht Klea Huta shfaqet në ekran në rolin e moderatores së programit “Vip Club” në Top Channel.

Alar Band ft Klea Huta- “Amla” (Kënga Magjike 2016)

Alar Band ft Ciljeta- “Bonbone”

Elgit Doda: “Nuk ke faj”

Elgit Doda ft Alar Band- “Ajo Iku”

Elgit Doda- “I lutem asaj”

Alar Band: “Leni Ojnat (Kënga Magjike 2017)

Dario- “Ndjenjë”