MADONNA TI JE? Këngëtarja 60-vjeçare duket sa gjysma e moshës së saj në FOTOT e reja – AlpeGossip
MADONNA TI JE? Këngëtarja 60-vjeçare duket sa gjysma e moshës së saj në FOTOT e reja

MADONNA TI JE? Këngëtarja 60-vjeçare duket sa gjysma e moshës së saj në FOTOT e reja

Ajo është ndër të parat këngëtare që nuk mbetet pas kur është fjala për të eksperimentuar me stilin, ndaj dhe Madonna goditi sërish të martën në mbrëmje.

Ylli i pop-it festoi daljen e koleksionit të ri të përbashkët mes dy markave të njohura “Moschino” dhe “H & M”.

Madonna kishte veshur një bluzë të zezë nga koleksioni e kombinuar me detaje të një zinxhiri gold në pjesën e përparme.

60-vjeçarja mbante disa unaza floriri dhe disa syze të tejdukshme që i shkonin pa masë me makijazhin natyral. Fytyra e saj dukej më e freskët se kurrë dhe pa pikë rrudhe.

Madonna u ul me dizenjatorin e “Moschino”-s Jeremy Scott dhe shoqen e tij Beth Ditto, të tre veshur me krijime nga koleksioni i ri.

Të mërkurën në mëngjes, këngëtarja ndau një postim ku dukej e lumtur pasi mësoi se tani ka më shumë se 100 gra në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kongresi i ardhshëm sigurisht do të ketë një numër rekord të grave anëtare, me një diferencë të madhe me meshkujt.